Të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta të shkollës “Neim Babameto” në Spitallë, janë të shokuar nga sëmundja që po vuan shoku i tyre Kloriani.

Të organizuar nga mësuesja kujdestare dhe drejtoria, ata kanë qenë për vizitë te shoku i klasës, që prej 2 muajsh nuk ka më mundësi të shkojë në shkollë.

I gjithë stafi pedagogjik i shkollës nën drejtimin e drejtorit të shkollës Xhevdet Hoxholli, janë njohur me sëmundjen e nxënësit të tyre. Hoxholli u bën thirrje subjekteve të biznesit dhe atyre që kanë mundësi, t’i vijnë në ndihmë familjes së vogëlushit.  

Numri i llogarisë së nënës së djalit, Desdemona Poka, ku mund të kontribuojë çdokush, është ky0000146717

Ndiqni prononcimin:

K.H.