TIRANË, 22 janar 2014 – Rreth orës 11:00 të ditës së sotme në shkollën “Qemal Stafa” është dhënë një alarm për bombë. Për arsye sigurie jane evakuuar menjëherë nxënësit dhe mësuesit nga godina e shkollës.
Forca të shumta policie dhe grupi xhenier kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet. Kërkimet janë shtrirë në të dyja katet e godinës si dhe në ambientet e jashtme të saj, nga kërkimet e deritanishme dyshohet se bëhet fjalë për një alarm fals.





