Shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet i kanë vjedhur murin rrethues.

Në një gjatësi të konsiderueshme, murin rrethues duket sikur e ka përpirë dheu duke bërë që fëmijët të jenë pa asnjë mbrojtje nga fenomenet që ndodhin.

Banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me murin e shkollës, i cili nuk dihet si u zhduk nga faqja e dheut, për t’i lënë fëmijët pre e gjithçkaje negative, ashtu si edhe ambientet shkollore.

Në pamjet filmike duket qartë se si fëmijët mund të hyjnë e të dalin nga shkolla, ashtu si edhe keqbërësit apo hajdutët, të cilët pas kësaj nuk kanë më asnjë pengesë për t’ju drejtuar klasave dhe laboratorëve.

K.H.