Një burrë shkoi me qese kanabisi në një stacion policinë në Dublin për t'u ankuar se droga nuk ishte e cilësisë së mirë.

Arthur Liwembe u arrestua menjëherë pasi shkoi në polici vullnetarisht me drogën në dorë. 33-vjeçari u deklarua fajtor për posedim të paligjshëm droge.

Sipas mediave, gjyqtari John Hughes tha se sjellja e Liwembe ishte e palogjikshme dhe tregues i një psikoze të shkaktuar nga kanabisi.

Qesja kishte kanabis me vlerë 10 euro. Ai i tha policisë se besonte se droga nuk ishte e një cilësie të mirë. Pasi u kontrollua nga policia iu gjet edhe një thikë me vete.