Një 21-vjeçar është arrestuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pasi ka goditur me grusht një punonjës të policisë, i cili e kishte ndaluar të riun për një kontroll.
Policia e Vlorës bën të ditur se në pranga ra Mateus Ferhati, 21 vjeç, banues në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij personi në lagjen “Ujë i ftohtë” për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Porsche” me targë AA211ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L.S., gjithashtu duke e goditur (me grushte) këtë të fundit, për motive të dobëta”, sqaron policia e Vlorës.





