Mbërrin në 10 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali. 3 personat që kanë humbur jetën në orët e fundit janë të gjithë mbi 80 vjeç.
Shifrat janë dhënë nga autoritetet italiane të shentdetesise, gjate nje konference per shtyp pasditen e sotme, raporton Corriere della sera.
Ndërkohë 4 raste të reja në rajonet qe rezultonin deri me tani te paprekura. Nje rast eshte regjistruar ne Palermo, dy në Toskana dhe një rast në Liguria.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 322, ndërsa në të gjithe boten jane rreth 80 mije raste.





