Ka shkuar në 1037 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, ndërsa raportohet se 1204 të tjerë janë plagosur, 721 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet raportojnë se numrat e viktimave po rriten, ndërsa punonjësit e urgjencës përpiqen të hyjnë në zonat rreth maleve Atlas në jug të Marrakech.
Epiqendra e tërmetit,me magnitudë 6.8 ballë ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, ndërsa ndërtesa të shumta dhe automjete janë shkatërruar plotësisht.