Rritet numri i personave të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një dalje për mediat, zv.ministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se janë shtuar dy raste të reja nga një ditë më parë.

Rakacolli tha se janë 12 te prekur me koronavirus, nga 157 persona që janë testuar si të dyshuar me COVID-19.