Ka shkuar në 133 numri i viktimave nga ajo që konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani. Sipas policisë, 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz.
Situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten, nderkohe ekziston frika për viktima të tjera. Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma e ujit erdhi shumë shpejt.
Policia ka raportuar gjithsej 618 lëndime. Mbi 100,000 njerëz janë pa energji elektrike. Raportet tregojnë se 362 njerëz janë plagosur në rrethin Ahrweiler.
Ndërkohë është ngritur dhe fondi i ndihmës për të ndihmuar viktimat e katastrofave natyrore. Donacionet e mbledhura përdoren ekskluzivisht për të mbuluar dëmet që nuk janë të siguruara.





