Është rritur në 169 numri i viktimave dhe në 56 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu. Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve efektive të shiut tre javësh në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.
Në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën është përditësuar në 169 ndërsa i të zhdukurve në 56.
Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në 469 qyteza të prekura nga përmbytjet. Në disa qyteza ku ka rënë niveli i ujit, janë riparuar rrjetet e ujit dhe se popullata ka qasje graduale në ujin e pijshëm.