Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, vendi numëron 650 të prekur.
Të dhënat janë raportuar nga drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli, raportojnë mediet fqinje.
Viktimat janë regjistruar në rajonin e Lobardisë dhe të treja ishin mbi 80 vjeç dhe me simptoma klinike të mëparshme. Sa i përket rasteve të rikuperuara, sipas autoriteteve italiane, janë 45 persona që janë shëruar deri tani nga koronavirusi.
Rajoni më i prekur mbetet ai i Lombardisë me 305 raste të konfirmura, i ndjekur nga Veneto me 98 dhe Emilia-Romana me 97. Koronavirusi është përhapur më shumë në pjesën veriore të Italisë, por raste janë regjistruar edhe në jug, në rajonin e Kampanias (2) dhe Siçilisë (3).





