Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit. Dy viktimat e fundit ishin edhe të fundit për muajin maj pasi vdiqën në orët e vona të 31 majit.

Saktësisht një 66-vjeçar dhe një 87-vjeçar, të dy në Athinë, por në spitale të ndryshme “Sotiria” dhe “Nimitsis” ndërruan jetë pasi humbën betejën me COVID-19.

Ditën e kaluar Greqia pësoi një rënie të madhe të rasteve pasi shënoi vetëm 2 të infektuar.