Greqia ka shënuar një bilanc të rënduar nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke regjistruar 2 viktima dhe 36 raste të reja. Ajo çfarë bie në sy është se vetëm 2 të infektuar me COVID-19 u pikasën në pikat hyrëse të vendit, ndërkohë qe gjithë të tjerët ishin raste të brendshme.
Rajoni me më shumë raste të reja ishte Attica me 17 persona, i ndjekur nga Selaniku me 4, teksa rajonet e tjera kishin vetëm nga 1 te prekur.





