Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë ku një person ka qëlluar të dielën në mbrëmje drejt dy shtetasve me kombësi shqiptare.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kraharorit ka humbur jetën edhe shqiptari tjetër, i cili ishte i ulur në një tavolinë me viktimën e parë në momentin e ngjarjes.
Ndërkohë që gruaja e cila ka mbetur e plagosur si pasojë e atentatit, mësohet se është 35 vjeçe.
Kamerat kanë kapur se autori, një person me kapuç, para se të hapte zjarr në tavolinën jashtë kafenesë, ku ishin ulur 41-vjeçari dhe 44-vjeçari shqiptar, kishte ecur në sheshin “Smyrni duke “skanuar” zonën.
Media greke Protothema shkruan se autori ka qëlluar plot pesë herë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD
— island (@islandlayer13) December 18, 2022





