Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e biskotave në Trikala në Greqi.
Fillimisht u raportuan 3 viktima, ndërsa pas hetimeve është gjetur edhe një tjetër person i pajetë. Shpërthimi ndodhi në bodrumin e ndërtesës.
Të paktën 40 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuar në vendngjarje për të neutralizuar flakët. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, zjarri ka shkrumbuar gjithçka.





