Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, për fat të keq po vijon të rritet. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se është konfirmuar viktima e 40, e cila është Rozeta Meçja, e gjetur në Durrës.
16 viktima janë nxjerrë nga rrënojat në Durrës dhe 23 në Thumanë. Ndërsa një 32-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Lezhë pasi humbi kontrollin e makinës si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, ku janë të angazhuara ekipet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, vijon në Durrës kurse në Thumanë është ndërprerë.





