Ka shkuar në 5 numri i viktimave në aksidentin tragjik qe ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Milot-Fushë Krujë, ku dy automjete u përplasën.

 Mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumes në Tiranë edhe 34-vjecarja Rudina Haka.

Më herët si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.