Policia e Sidnejit ka dalë në një deklaratë për shtyp jashtë qendrës tregtare ku ndodhi sulmi me thikë që la pas viktima dhe të plagosur.
Autoritetet kanë konfirmuar se pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike ose të rëndë.
Një fëmijë i vogël është në mesin e të plagosurve, konfirmon oficeri i policisë.
Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia e armatosur. Policia thotë se nuk ka asnjë motiv të qartë në lidhje me sulmuesin që ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur disa të tjerë.
Ndihmës komisioneri Anthony Cooke tha se sulmuesi kishte qenë në qendër, u largua, pastaj u kthye, në atë moment filloi të godiste me thikë njerëzit në qendër.
“Nuk ka asgjë që ne dimë në vendin e ngjarjes që do të tregonte ndonjë motiv apo ndonjë ideologji.”
I pyetur nga një gazetar nëse policia po përjashtonte terrorizmin, Cooke tha: “Nuk përjashtojmë asgjë.”