16 nëntor 2013- Një shtetas grek përjetoi surprizën më të keqe që mund t'i ndodhë dikujt nëse frekuenton një shtëpi publike, raportoi të premten "La Stampa".
I riu nga Patra, i cili vendosi të frekuentonte këtë vend në kërkim të një raporti seksual, pagoi për të pasur në dhomë një vajzë.Pas një pritje të shkurtër, në dhomë ia behu e motra…
I shokuar, i riu nuk mundi të përmbahej dhe nisi të dhunonte fizikisht të motrën, duke e goditur me grushta në fytyrë dhe shkelmuar në trup, pavarësisht ndërhyrjes së disa miqve të tij dhe vajzave të tjera të punësuara për ta ndaluar.Pasi arriti të shpëtonte nga dhuna e të vëllait, e reja mes lotëve pranoi se kishte disa vite që punonte në atë bordello, pasi kishte mbetur e papunë për shkak të krizës greke.
Megjithatë, ajo shfry ndaj të vëllait dhe familjes së saj se e kishin braktisur, pasi pretendoi se askush prej tyre nuk ishte interesuar ndonjëherë se si mund të jetonte, edhe pse pa pasur asnjë punë.
/ Top Channel /





