Një 40-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi ka shkelur vendimin e gjykatës.
Bashkëshortja e 40-vjeçarit E.M. kishte marrë urdhër mbrojtje dhe ndërsa ky i fundit ka shkuar në çerdhe të marrë djalin, ajo nuk e ka lejuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.12.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit.
•E. M., 40 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Berat.
Shtetasi i lartpërmendur ka shkelur Urdhrin e mbrojtjes që Gjykata ka lëshuar ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases F. A, 33 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrim”, Berat, duke shkuar në çerdhen e djalit të tyre për ta marrë, por kjo e fundit nuk e ka lejuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Veprim në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal.





