Një vajzë 29-vjeçare, nënë e tre djemve, ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje estetike që bëri në trupin e saj.
Leah Cambridge kishte zgjedhur një klinikë te njohur në Izmir për të kryer një operacion për të rrumbullakosur vithet, por nuk ka dalë më e gjallë prej andej. Ajo kishte paguar edhe 3,000 paund për këtë ndërhyrje që dështoi duke i marrë jetën.
Në faqen zyrtare të klinikës thuhet se aty kanë kryer ndërhyrje shumë yje të televizionit. E sipas “Daily Mail”, ndërhyrja që bëhet është shumë e njohur nga femrat që duan një fundshpinë më të dukshme me forma të kolme.
Mendohet se komplikacionet për vajzën e re nisën menjëherë sapo nisën procedurën të Leah. Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e infermierët nuk mundën ta shpëtonin.
Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi.





