Tapë në shkollë gjatë orës së leksionit. Ngjarja që ka për protagoniste një mësuese të shkollës së mesme është regjistruar në qytetin e Trevizos, në Itali. Kanë qenë nxënësit dhe kolegët që kanë konstatuar gjendjen aspak normale të mësueses 45-vjeçare dhe kanë njoftuar ambulancën.

Për shkak të gjendjes së saj, mësuesja është bërë agresive dhe ka nisur të debatojë me zë të lartë me një grup studentësh deri në mbërritjen e ambulancës që e dërgoi në spital.