6 nëntor 2015 – Tronditje të madhe pësoi një djalë i ri kur shkoi të vizitohej për dhimbjet e kokës në spital. Atje mjekët i thanë se i kishte mbetur vetëm 30 minuta kohë për të jetuar.

Luis Ortiz nga Kalifornia shpëtoi falë operacionit urgjent për heqjen e një paraziti që jetonte brenda në kokën e tij.

Ortiz shkoi në qendrën mjekësore “Mbretëresha e Luginës” pasi vuante nga dhimbje të këqija në kokë. 26-vjeçari tha se dhimbjet e kokës i kishin filluar që në muajin gusht, por nuk iu kishte dhënë rëndësi. Por falë një skanerit, u zbulua se një parazit ishte shkaktari i këtyre dhimbjeve.

Kirurgët e vendosën studentin 26-vjeçar në  koma për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale dhe duke përdorur një aparat, ata zbuluan një parazit që kishte lëshuar larva brenda trurit të tij.

Ai qëlloi me fat, pasi 30 minuta më vonë ato larva do ta vrisnin.

/S.L. portali DurresLajm/