Një vajzë e cila vuante prej ditësh nga dhimbje të forta dhëmbi, shkoi në spital për ndihmë, por nuk doli më e gjallë. Ajo u përdhunua dhe u vra.
Alarmi u dha nga nëna e viktimës, e cila duke mos e parë të kthehej në shtëpi, zbuloi se e bija kishte vdekur.
25-vjeçarja me emrin Asmat Junejo sapo shkoi në spital, personeli abuzoi seksualisht me të dhe më tej e vranë.
Historia vjen nga Sindh Government Hospital në Korangi, të distriktit të Karachi, në Pakistan.
Fillimisht mjekët thanë se vajza , gjeti vdekjen si pasojë e një reaksioni alergjik nga një antibiotik, por autopsia zbuloi të vërtetën e rëndë.
Nën verifikim janë vënë mjekë dhe infermierë, të cilët po i nënshtrohen pyetjeve dhe hetimeve intensive.





