Një gruaje që gjendej në repartin e Neuorologjisë në spitalin e Durrësit, i kanë vjedhur një celular.

Autorët e kësaj vjedhjeje janë të paidentifikuar, dhe nuk dihet ende nëse janë persona të rastësishëm apo ndonjë pjesëtar i stafit.

Policia njofton se “Më datë 30.07.2017, shtetasja A.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës, kallëzon se në spitalin Durrës, reparti i Neurologjisë, i kanë marrë telefonin tip Samsung Galaxy J5. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.