Ylli francez i Bayern Munchen, Kingsley Coman mund të gjobitet me 50 mijë euro gjobë nga klubi “bavarez”.
Arsyeja është, pasi ai mësohet të ketë shkuar në stërvitje me një makinë tip, Mercedes-Benz.
Sipas gazetarit sportiv, Stefan Bienkowski, Bayerni ka rregulla të rrepta të sponsorizimit ku parashihet që lojtarët të paraqiten në takimet zyrtare në klub me veturat Audi, sepse këta të fundit janë sponsor i klubit.
Sipas Murphy, gjoba kap vlerën e 50 mijë euro.





