Një 19-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Fierit. Shtetasi me inicialet S.Sh, ka shkuar për t’u larë, por është mbytur në liqenin e Kurajnit, në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14.00.
Njoftimi i policisë Fier
Informacion paraprak
Në datën 14.05.2017, ora 14:00, ka shkuar për t’u larë dhe është mbytur në liqenin e Kurjanit, Roskovec, shtetasi S.Sh,19 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.





