Një 31-vjeçar nga Tropoja, ditën e dielë, është drejtuar si shumë të tjerë për në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Ai ka lënë automjetin e tij tip “Benz” të parkuar dhe më pas ka kaluar ditën në plazh.

Por në momentin që është kthyer në automjet, ka konstatuar se hajdutët i kishin marrë në makinë 2 orë dore si dhe një valixhe me rroba.

Ai ka bërë denoncimin në postën e policisë, ndërkohë që efektivët kanë nisur punën për kapjen e hajdutit.

Aventura e të riut nga Tropoja në plazh u mbyll jo bukur, pasi ju desh të kthehej në qytetin e tij me rroba banje.