KRUJË, 17 maj 2013– Ditën e djeshme rreth orës13.35, blutë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Orhan Mustafa, 19 vjeç, banues në Burrel.
Sipas policisë, rreth orës 09.00, gjatë kontrollit fizik që policia ka ushtruar në kohën kur ky shtetas do të takonte një të afërm ne Burgun e Fushë Krujës, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3.50 gramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
Materialet për rastin në fjalë iu përcollën Prokurorisë Rrethit Krujë.
Mbi 19 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.





