Kinë, 28 korrik 2014 – Një burri, i cili shkoi në spital pas dhimbjeve në stomak, i është thënë se kjo vinte nga dhimbja e periodave dhe se ai ishte në fakt femër.

44-vjeçari i martuar nga provinca Zhejiang në Kinë ka organe riprodhuese por ka edhe penis.

Të jesh “intersex” është një sëmundje e rrallë që prek pak njerëz. Njerëzit “interseks” janë gjenetikisht femra, por fizikisht janë meshkuj. Disa janë edhe hermafrodit dhe prodhojnë si vezë ashtu edhe spermë.

Doktorët zbuluan se burri nga Kina kishte mitër dhe vezore. Ekzaminimet e mëtejshme zbuluar se ai kishte gjithashtu dhe dy kromozome të seksit femër. Kështu gjenetikisht, z. Chen në fakt është një femër.

Doktorët thonë se është shumë vonë për t’i dhënë një mjekim atij, pasi për problemin e tij të pazakontë kjo ka efekt vetëm në moshë të re.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/