26 korrik 2015 – Një grabitës ka menduar që po të hyjë gjatë orarit të drekës në një shtëpi, kur familjet shkojnë në plazh në fundjavë, do t’i rezultonte me sukses grabitja.
Por nuk i ka ndodhur kështu. Një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, hyri ditën e sotme për të vjedhur në dy banesa në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Por në njërën prej tyre ka hasur kryefamiljarin dhe është plagosur gjatë tentativës së tij për t’u larguar nga banesa.
Kryefamiljari njoftoi policinë dhe grabitësi më pas u shtrua në spitalin e Vlorës, për shkak të dëmtimeve që pësoi. Menjëherë pas rekuperimit, do t'iu nënshtrohet procedurave për vënien e tij para drejtësisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/