Një rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Tiranës te mbikalimi i Shkozës. Një automjet tip Ford që drejtohej nga 24-vjeçari K.K. është ndaluar nga uniformat blu, brenda të cilit u gjetën 10 kg kanabis.
Lënda narkotike po transportohej me qëllim për t’u shitur, bëri të ditur drejtori i Policisë Tiranë në një konferencë shtypi. I riu u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prodhim dhe shitje e narkotikëve.
Njoftimi:
Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Theksoj faktin se gjatë dy javë të para të këtij vitit janë zhvilluar shumë operacione të ngjashme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë e kundraligjshme në fushën e narkotikëve, armëmbatjes pa leje, lojrave të fatit dhe për zbardhjen e vjedhjes së pasurisë.