Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale për protestën e opozitës, këtë herë për të përgëzuar efektivët e policisë, të cilët pak minuta më parë dhunuan me shkopinj gome sekretarin organizativ të PD-së.
Rama shkruan në Twitter se do ketë ndëshkim për zjarrvënësit e insitucioneve ndërsa uron shërim të shpejtë për policët e plagosur gjatë përplasjes me protestuesit.
"Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve."





