Kryeministri Edi Rama shpërndau një video, që sipas tij tregon reagimin e policisë spanjolle, vend ku një ditë më parë humbte jetën një njeri çdo 4 minuta.

Rama tha se qytetarët duhet të zgjedhin ose të respektojnë radhët për të bërë pazaret, ose do të ikin në këtë mënyrë me vrap.

“KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË”, shkruan Rama.

Videon shiheni duke klikuar këtu.