Çdo javë, shohim një trend të ri me Inteligjencën Artificiale, por ky shkon paksa përtej sepse lidhet edhe  me jetën tonë të përditshme. Ose të paktën me kafshëdashësit që mbajnë një katërputrosh, shpend a peshk  në shtëpi.

Inteligjenca Artificiale mund ta “shndërrojë” kafshën tuaj shtëpiake në një njeri.

Nëse i thoni: “Mund të krijosh një imazh  të këtij qeni/ kësaj maceje si njeri” dhe më pas të ngarkoni foton e kafshës suaj, ChatGPT do ju bëjë disa pyetje për të krijuar një ide më të mirë që të gjenerojë imazhin.

E njëjta gjë mund të ndodhë nëse ngarkoni një foto tuajën dhe i kërkoni ChatGPT të gjenerojë një version tuajin si qen a mace.

Sërish, do gjenden para disa pyetjeve për të përcaktuar racën etj. Ndoshta mund të hasni pak vështirësi, por nëse e udhëzoni siç duhet, do të merrni një rezultat.