Situata me përmbytjet në zonën e Shkozetit dhe Nishtullës është dramatike.
Akset rrugore janë të mbuluara nga uji, ndërkohë që më dramatike situata paraqitet tek banesat e përmbytura.
Po bëhen gati 48 orë që lagjja nr.14 e Durrësit është nën pushtetin e ujit dhe duket se asnjë masë e marrë nga autoritetet nuk ka dhënë rezultat, sepse gjithçka është nën ujë për të dytën ditë radhazi.
Nga vëzhgimi që bëmë në terren mbrëmjen e sotme, thuajse gjithçka është e paralizuar në këtë zonē, ndërsa të gjitha bizneset janë të mbyllura ose për shkak të prezencës së ujit, ose nga pamundēsia e lëvizjes.
Një tjetër natë e vështirë për banorët e kësaj zone që sa herë regjistrohen reshje të dendura i tremben përmbytjes së radhës.





