DURRËS, 5 dhjetor 2013 – Tragjedia në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit, ku u vra një adoleshent 16 vjeç, u pasqyrua gjerësisht në mediet shqiptare, por dhe nga agjencia e famshme amerikane AP (The Associated Press). Kësaj të fundit iu referuan disa medie në botë (shihni faksimilet e faqeve on-line). Kështu në SHBA është e përditshmja e Teksasit “The Fort Worth Star-Telegram”, në Kanada e përditshmja e provincës së Kolumbisë Britanike “The Vancouver Sun”, në Zelandën e Re e përditshmja e Oklendit “The New Zealand Herald”, në Itali agjencia e lajmeve “LaPresseIT”, në Sllovaki portalet “Pozri!” dhe “Topky”, në Hungari portali “HVG.hu”, në Turqi portali “Haber Spot”). Në qytetërimin e sotëm është bërë problem i mprehtë social rritja e dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, sidomos në mjediset shkollore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





