Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përfshirë në përplasjen me armë mesnatën e së dielës në Mamurras.
Gjyqtari Olti Skrame pranoi kerkesen e prokurorise per shtetasin Andi Divaj dhe vendosi masen e sigurise “arrest ne burg”, ndersa per shtetasin Devis Lleshaj vendosi masen e sigurise “arrest ne shtepi, per veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentive”, kryer ne bashkepunim dhe “Armbajtje pa leje”.
Ndersa per dy personat e tjere te arrestuar, Alban Skonja dhe Gentjan Diva masa e sigurise do te zhvillohet diten e shtune ne spitalin e traumes ne Tirane ku qendrojne te shtruar per shkak se mbeten te plagosur nga perplasja me arme zjarri.





