Çfarë ka ndodhur një muaj pas takimit të kryeministrit Rama me banorët që preken nga TID Durrës, takim që u realizua më 14 shkurt?
Për të marrë një përgjigje lidhur me zhvillimet më të fundit lidhur me projektin TID Durrës, “DurrësLajm” zhvilloi një bisedë telefonike me anëtaren e kryesisë së Grupimit Qytetar kundër Projektit TID Durrës, arkitekten Entella Koja, e cila na zbuloi gjatë bashkëbisedimit një pëtgjigje të sapombërritur nga Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, të cilën po e publikojmë më poshtë:

Sipas arkitektes Koja, përgjigja vjen pas letrave dhe komunikimeve të vazhdueshme të disa banorëve me autoritetet amerikane në Uashington dhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë.
“Në këtë ndërhyrje nuk kemi të bëjë me ndërhyrje të shtetit amerikan ndaj pronave shqiptare, prandaj duhet të përcaktohet qartë që ata të cilët përdorin emrin e shtetit amerikan apo fondeve amerikane duhet ta përcaktojnë qartë rolin e tyre, për të thënë që ky projekt jo domosdooshmërisht duhet të bëhet në emër të tyre”,– tha ndër të tjera Koja duke u referuar përgjigjes së ambasadës.
Intervistën e plotë me anëtaren e kryesisë të grupimit kundër projektit TID Durrës e ndiqni në videon e mëposhtme, ku ndër të tjera, Koja flet lidhur me kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor në KB Durrës Fokusi i punës së të cilit do të jetë shqyrtimi i të gjitha procedurave të ndjekura nga bashkia dhe Këshilli Bashkiak lidhur me projektin për rijetëzimin e zonës historike të qytetit bregdetar.
M.B.





