Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shkrimit në të përditshmen britanike “Daily Mirror” se të ardhurat nga trafiku i marijuanës shqiptare shkon për financimin e terroristëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se akuzat ishiin të rënda dhe komprometuese, dhe dëshmonin lidhjet kokë e këmbë të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.
“Kjo është një akuzë tepër e rëndë e bërë nga e përditshmja britanike “Daily Mirror” për vendin tonë, – shkruan Berisha. – Janë apo jo të vërteta pretendimet e “Daily Mirror”, unë nuk mund të them, por e vërtetë e pamohueshme është inkurajimi nga zyrtarë aktualë dhe rritja me dhjetra e më shumë herë e mbjelljes se kanabisit në çdo skaj të vendit, zotërues kryesorë të plantacioneve të kanabisit në Tepelenë, Delvinë, Librazhd, Krujë, Malësi e Madhe, Dukagjin, etj., janë familjarët, qeveritarët qëndrorë dhe lokalë, deputete të PS.”