Letrat e dashurisë së katër viteve me bashkëshorten e tij Tatjanën kanë ardhur në një libër kushtuar historisë së tyre të dashurisë nga shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj.
Si një buqetë urimi, libri “Romancë me letra dashurie” vjen pikërisht në 47-vjetorin e tyre të martesës.
Shkak për këtë përmbledhje romantike të nostalgjisë së viteve të tyre të rinisë ishte gruaja e Dritëro Agollit, Sadija, rrëfen autori.
Letrat janë të shumta dhe plot ndjenjë. Ato sjellin menyren se si e shijonin rininë e tyre brezi i viteve të iluzioneve, plot sinqeritet dhe ëndrra.
Jeta e njeriut kalon shume faza disa prej të cilave mbeten të pashlyera në kujtesë. Disa nga keto momente mbeten në fotografitë e bera në kohë dhe nje pjesë tjetër mbetet në letrat e shkruara në të cilat vlon pasioni rinor.
Në periudhen e shkëmbimit të kësaj korrespondece, autori ishte ushtarak. Por Topollaj mbeti romantik gjithe jetën. Letrat të kujtojne deri diku, në kohe të ndryshme, Tatjanën dhe Onjeginin e Pushkinit, ose oficerin Lermontov se si shkruante nga provincat e humbura poezi dhe prozen e tij të paharrueshme.
K.H.