Shkrimtari ynë gjigant, emri i të cilit na nderon kudo në botë, sot mbush 80 vjeç.
Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, në “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë, “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.
Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të huaja, 2/3 e veprës së tij është në gjuhë të huaj dhe 1/3 është në gjuhën shqipe, i tha ATSH-së botuesi i shkrimtarit, Bujar Hudhri, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e fenomene e fakte historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
Disa nga veprat e Kadaresë
Frymëzime djaloshare – 1954
Shekulli im – (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963
Përse mendohen këto male – 1964
Dasma – 1968
Motive me diell – (1968)
Kështjella – roman – 1970
Kronikë në gur – roman – 1971
Koha (1976)
Dimri i madh – roman – 1977
Ura me tri harqe – 1978
Prilli i thyer – 1980
Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980
Koha e shkrimeve – 1986
Koncert në fund të dimrit – 1988
Vepra Letrare – 1981–1989
Dosja H – 1990
Piramida – 1992
Shqipëri – 1995
Pallati i ëndrrave – 1996
Dialog me Alain Bosquet – 1996
Spiritus – roman- 1996
Kushëriri i engjëjve – ese- 1997
Poezi – 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë – ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998
Ikja e shtërgut – tregim – 1999
Qorrfermani – roman – 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999
Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra – 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda – 2000
Breznitë e Hankonatëve – 2000
Bisedë përmes hekurash – 2000
Elegji për Kosovën – 2000
Lulet e ftohta të marsit – roman – 2000
Unaza në kthetra – 2001
Eskili, ky humbës i madh – 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama – roman – 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002
Pasardhësi – roman – 2004
Identiteti evropian i shqiptarëve – 2006
Hamleti, princi i vështirë – Sprovë – 2006