Shkrimtari Gëzim Çela vjen “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” me “Klithmën e një nëne”. Janë këto dy titujt e librave të promovuar të autorit Gëzim Çela, në odeonin “Nikolin Xhoja” të pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”. Aktiviteti i organizuar nga biblioteka e qytetit dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, mblodhi shkrimtarë e artdashës jo vetëm nga qyteti i Durrësit, por edhe më gjerë, aty ku janë dashamirësit e autorit.
Gëzim Çela ka një jetë personale të veçantë e cila është realisht një kalvar i tërë i kaluar nga njëri dënim në tjetrin, nëpër burgjet e periudhës e diktaturës. Ai sot është një ndër autorët e letërsisë së burgjeve nga më mbresëlënësit dhe realët në detajet e shumta që sjell, të cilat përveç anës emocionale të autorit, kanë edhe vlera historike. Në këtë promovim, miqtë e tij shkrimtarë dhe artistë sollën mjaft mbresa.
Te mëdha janë edhe detajet që sjell dhe dhimbja që ka kaluar Gëzimi, djali i vetëm i një nëne të dëshpëruar e cila u kthye nga Ulqini e u përball me dënimet komuniste.
Gëzimi ka si moto stilistike në veprat e veta të jetës së burgut, shkrimin e sinqertë të detajeve jetësore e historike me vlera larg trillimeve të harlisura, që siç shprehet ai, kanë munguar kohët e fundit si kërpudhat pas shiut.
K.H.





