Prej vitesh një prej autoriteve të arkeologjisë dhe letërsisë shqiptare Moikom Zeqo është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Shkrimtari  arkeologu, skenaristi me origjinë nga Durrësi, po përpiqet me të gjitha fuqitë për të luftuar sëmundjen e rëndë me të cilën po ndeshet.

Për nder të kësaj figure, Vladimir Muça autor i disa librave, sjell për publikun kujtimet që kanë së bashku pas një miqësie shumëvjeçare.  

Shkrimtari Vladimir Muça megjithëse ka vite në pension, çdo ditë gjendet në studion e tij duke përzgjedhur e skalitur personazhe letrare si dhe studime të shumta të cilat i ka përmbledhur në 14 libra të formateve të ndryshme.

Pranë i gjenden si gjithnjë pjestarë të familjes se tij, të cilët e inkurajojnë në këtë punë shumëvjeçare dhe voluminoze që ka realizuar.

Por në këtë stad të jetës së tij ai kujton edhe rrugëtimin artistik si dhe miqësitë me njerëz të artit mes të cilëve përmend miqësinë me gjigandin e punës krijuese me origjinë nga Durrësi, Moikom Zeqo, autor të mbi 80 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Shkrimtari Muça ndjehet i relizuar pasi pranë ka pasur gjithmonë kujdesin e miqve të shquar krijues por edhe të familjes se tij, të cilët i kanë përcjellë botimet e autorit me të njëjtin shqetësim si ai, tregon e bija Valbona.

Vladimir Muço ka në përfundim e sipër dorëshkrimin e një vepre të re e cila pret së shpejti dritën e botimit.

K.H.