Shkrimtarja e mirënjohur, Myzejen Konduri, në kuadër të Muajit të Letërsisë u takua me talentet e reja e lexuesit e dalluar të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës dhe gjimnazit “16 Shtatori”, Shijak.
Në kornizën e këtyre takimeve, nxënësit e talentuar kishin përgatitur disa letra ese për nënën, babain, gjyshen, shokun, librin, lexuesin etj.
Ndërsa falënderoi për ftesën, shkrimtarja Myzejen Konduri shprehu kënaqësinë për takimin dhe vlerësoi talentin e krijuesve të rinj.
Ajo falënderoi lexuesin e vogël dhe të rritur për vlerësimin e treguar ndaj krijimtarisë së saj në vite.
Myzejen Konduri:
Dëshiroj që Librat e Mi, të kenë ndikuar e motivuar Lexuesin e Vogël dhe të Rinj, sepse Magjia e Fjalës bën Mrekulli, vecanërisht tek e Ardhmja, që duhet ta bëjë më të Mirë e më të Bukur këtë Botë.
Ju ftoj që Libri të frymojë pranë jush sepse fuqia e ngjarjeve, personazheve, vargjeve, figurave artistike e mesazheve, do ju largojë Errësirën e shqetësimeve e dyzimeve , duke ju mrekulluar me Shkëlqimin e Dritës që do ju ndricojë në cdo rrethanë të jetës.
Pas një bashkëbisedimi të frytshëm, shkrimtarja bëri disa foto me lexuesit e të dyja shkollave e stafet organizuese, duke lënë kështu një gjurmë në kujtesë.