75 vjet pasi ishin zhdukur, janë zbuluar trupat e ngrirë të një çifti dhe shkak për këtë është bërë shkrirja e një akullnaje të vogël në Zvicër. Autoritetet thanë se trupat e ngrirë u gjetën javën e kaluar në akullnajën Tsanfleuron nga një punonjës i kompanisë së skive.
Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën në gusht të vitit 1942 në një lartësi 2600 metra, pasi kishin shkruar në Alpe për t’u kujdesur për bagëtinë e tyre. Ata ishin fermerë, ndërsa 7 fëmijët e çiftit nuk hoqën kurrë dorë nga shpresat për gjetjen e tyre. Vajza e tyre më e re tha se tani po planifikon që t’u bëjë prindërve të saj funeralin që meritojnë.
Policia tha se do të kryhet një test AND-je gjatë ditëve në vijim për të konfirmuar se është pikërisht çifti për të cilin dyshohet.





