Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka treguar sipas tij arsyet e mbylljes së hipotekës së Vlorës dhe kalimin e saj në Tiranë. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kjo ka ndodhur pasi policia e shtetit nuk garanton dot institucionet publike.
Bardhi theksoi se krimi i organizuar në hipotekën e Vlorës ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë.
“Unë e di që ajo nuk e drejton policinë e shtetit, është vënë aty për posten e zjarrfikësin. Policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda dhe ajo duhet të japë llogari që si ka mundësi që policia e drejtuar nga ky kryekriminel përdoret për të rrëmbyer biznesmenë, jo më të mitur. Ça i kanë të miturit këta?! Policë të shtetit kanë rrëmbyer biznesmen. E thotë Prokuroria e Posaçme këtë. Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës? Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit”, tha Bardhi.





