Melania Trump padit gazetën prestigjioze britanike“Daily Mail” dhe një bloger amerikan, mbi akuzat se ajo ka qenë një punëtore seksi në vitin 1990, duke kërkuar si dëmëshpërblim 150 milionë USD

“Daily Mail” shkroi se znj.Trump mund të kishte punuar si eskortë me kohë të pjesshme në New York dhe u njoh me të shoqin Donald Trump, që tani është duke kandiduar për në Shtëpinë e Bardhë.

“Këta të pandehur bënë disa deklarata për znj.Trump që janë 100% gënjeshtër dhe jashtëzakonisht të dëmshme për reputacionin e saj personal dhe profesional,” tha avokati Charles Harder në një deklaratë.

“Veprimet e të pandehurve janë aq skandaloze, qëllimkeqe dhe të dëmshme për znj.Trump, saqë dëmet janë vlerësuar në 150 milionë USD”, theksoi avokati.

Ai ka paraqitur një ankesë para Gjykatës së Qarkut për Montgomery County në shtetin amerikan të Maryland. Në dokument thuhet se Melania Trump i kërkon gjykatës të vendosë kundër të gjithë pandehurve, një sasi më të madhe se 75 mijë USD si kompensim dhe ndëshkim për dëmet.