Ish-pronari i klubit të Milanit, Silvio Berlusconi nuk ka hequr dorë nga futbolli.
Tashmë raportohet se ai do të blejë një klub të ri që synon ta bëjë si Milani i dikurshëm.
Bëhet fjalë për klubin e Monzas dhe Presidenti, Nicola Colombo, ka konfirmuar se ai do t’ia shesë 95 për qind të aksioneve të klubit të tij, Silvio Berlusconit.
“Jemi pajtuar t’i shesim 95% të aksioneve, ndërsa do t;i mbajmë 5% për vete”, tha Colombo për II Giorno.Ai njoftoi se tani gjithçka është në duart e Berlusconit.“I kam dorëzuar të gjitha të dhënat. Në këtë moment, negociatat janë në duart e Berlusconit”





