Një zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”. Zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit, kur tre lokalet janë djegur totalisht ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensori i të cilit ka marrë flakë duke e përhapur me pas më shpejtësi tek tre bizneset që u dogjën plotësisht.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri. Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banoret, gjë e cila ka bërë qe banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë shuarjen e flakëve, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.